Gjykata

Një gjykatë e apelit hodhi poshtë vendimin e kryetarit Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë

Një gjykatë e apelit në Amerikë ka hedhur poshtë apelin emergjent nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për të rikthyer urdhrin për migrim nga Presidenti Donald Trump i cili ua ndalonte hyrjen qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane si dhe ndalonte refugjatët. Gjykata amerikane e Apelit nga Qarku i Nëntë ka thënë se kërkesa e apeluesve për anulim të menjëhershëm administrativ të vendimit të gjykatës, që rrëzoi urdhrin e presidentit Trump, deri në një vendim të ri, është hedhur poshtë, raporton Reuters. Departamenti i Drejtësisë ka apeluar vendimin e gjykatësit federal nga Seattle vetëm një ditë pasi gjykatësi kishte marrë vendim për heqjen e ndalesës së udhëtimit të vënë nga Trump. Urdhri i Presidentit i lëshuar më 27 janar ua kishte ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane për 90 ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 12 mijë raste të parashkruara, drejtësia në Kosovë nën hijen e dështimit sistemik

Mbi 12 mijë raste penale janë parashkruar në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, duke …