Ramush Haradinaj po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga mbarë shqiptarët

Ramush Haradinaj po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga mbarë shqiptarët

Sot para mijëra  protestuesve që kishin arritur  në qytetin e Pejës, për të protestuar kundër mbajtjes në Francë të Ramush Haradinajt,  nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të kthehet edhe më i fortë nga Franca, ku për një muaj po mbahet i ndaluar sipas një urdhër arresti të Qeverisë së Beogradit. Edhe kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Fatmir Gashi tha se Haradinaj padrejtësisht po mbahet në Francë. Ndërsa, bashkëluftëtari i komandantit Haradinaj, Brahim Mehmeti deklaroi se janë mbledhur në këtë tubim protestues për t’u shprehur kundër  padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve. Blerim Nikçi në emër të Komitetit të Rugovës tha se Kosova po nëpërkëmbet në mënyra të ndryshme, sikur janë copëtimi i trojeve të saj, muri në veri dhe arrestimi i komandantit Haradinaj. Ne jemi solidarizuar me shtetin e Francës kur ai u godit nga terrorizmi, kërkojmë që edhe ata të solidarizohen me popullin e Kosovës, për shkak të arrestimit të komandantit të saj ka thënë para të pranishmëve në protestë, Driton Lajçi. Mesazhin nga Tropoja e përcolli, Azgan Haklaj duke thënë se aktakuzat ndaj Ramushit janë false dhe të paqëndrueshme. Komandanti i Brigadës 138, Agim Ramadani të Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës,  Rrustem Berisha foli për Shoqatat e Luftës dhe kolegun e tij Ramush Haradinaj. Ai tha se veteranët ndihen të lumtur për këtë përkrahje që po i japin qytetarët e Kosovës, pikërisht në këto kohë të vështira për të.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …