Brickos

Bashkimi Evropian

Zyra e BE-së në Kosovë mirëpriti marrëveshjen për rrënimin e murit në Mitrovicën e veriut

Në një kumtesë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës thuhet se “Së të dyja palët së bashku kanë arritur një zgjidhje që do të zbutur tensionet në veri të Kosovës, të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe krijimin e një ambienti që do të përfitojnë të gjithë qytetarët në Mitrovicën veriore dhe jugore. Gjatë ditëve të ardhshme do të njoftojë për rishikimin e planit për zonën e këmbësorëve, e cila ka bazën në marrëveshjen e arritur në Bruksel. Ne e pranojmë se çështja ka shkaktuar pasiguri në periudhën e mëparshme, por jemi të kënaqur që të dy palët kanë marrë një qasje konstruktive për të përfunduar këtë çështje në një mënyrë të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së. Marrëveshja për murin  në mes Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq është arritur në prani të  zyrës së BE-së dhe ambasadës Amerikane në Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …