Brickos

Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar 20 vjet me burg kriminelin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar

Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar 20 vjet me burg kriminelin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar

Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar 20 vjet me burg kriminelin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar për djegie  në zjarre të  57 boshnjakëve gjatë luftës në vitet  1992-1995. Shushnjar, 64-vjeçar, është dënuar më 30 tetor për vjedhje dhe ndalim ilegal të civilëve në këtë incident, në të cilin janë vrarë 26 persona afër qytezës lindor, Vishegrad. Në mesin e personave të vdekur ka qenë një foshnje dyvjeçare. Disa myslimanë boshnjakë ishin kidnapuar pas një sulmi në fshatin Koritnik. Ata më pas ishin dërguar në një shtëpi, së cilës i ishte vënë zjarri me mjete shpërthyese. Gjykata ka gjetur se Shushnjar dhe ushtarë tjerë në ushtrinë e serbëve të Bosnjës kanë qëlluar në këtë shtëpi, duke parandaluar ikjen e personave që kanë qenë duke u djegur.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …