Një grup i amerikanëve nga Lilburni takuan kryetarin Asllanaj

Një grup i të rinjve nga qyteti Lilburn i SHBA-së, qytet ky  i cili është i binjakëzuar me komunën e Suharekës, bashkë me drejtorin e “Kosovo HOPE”  Berat Gegaj sot kanë vizituar kryetarin e Komunës, z.Sali Asllanaj. Ata gjatë takimit kanë falënderuar kryetarin për bashkëpunimin e dy qyteteve  në shumë projekte të ndryshme. Grupi prej 20 amerikanëve do të qëndrojnë një muaj në qytetin e Suharekës,  duke qenë  pjesë  e “kampi veror 2016” dhe duke përzgjedhur nxënësit më  të mirë në Kosovë për te vizituar SHBA- në, gjatë shtatorit të këtij viti. Gjithashtu të shtunën si pjesë e “Kosovo HOPE” do të arrijnë në  Kosovë edhe 25 mjekë nga Amerika të  cilët do vizitojnë  shumë fshatra për të  identifikuar sëmundjet me acute, pastaj do te shohin mundësinë e dërgimit të pacienteve në SHBA për shërim.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …