leoni

Një grup serbësh në Mitrovicën e Veriut kanë protestuar edhe kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe

Në pjesën veriore të Mitrovicës është mbajtur një protestë nga qytetarët serb. Përveç tjerash, ata kanë mbajtu mbishkrime edhe kundër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Listës Serbe. Protestuesit e kanë akuzuar presidentin Vuçiq për tradhëti të lartë ndërsa Listën Serbe se po torturon, po pasurohet, po kërcënon dhe shantazhon. Qytetarët serb kanë mbajtu pankarta në të cilat shkruhej: Vuçiq, Kosova nuk të do më, na tradhtove. Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, na shitët”. Protestës i kanë paraprirë muzika me këngë nacionaliste serbe. Gjatë fjalimit para masës protestuese, një nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiq, gjatë fjalimit të tij ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti t’i tërheq policët nga veriu dhe t’i mbyllë stacionet e policisë atje.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …