Deputjetja e LDK-së

Bajrami: 14 shkurti i vitit 2021 ishte aksidenti më i madh i pasluftës në Kosovës

Ish ministrja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami ka drejtuar një varg kritikash në adresë të Qeverisë Kurti. Duke ju referuar rezultatit të zgjedhjeve të fundit, ajo ka shkruar se 14 shkurti i vitit 2021 ishte aksidenti më i madh i pasluftës i Kosovës. “Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët, ata që jetojnë këtu, ata që përballën me çmime të larta. Këto rezultate i dinë familjarët e të pagjeturëve, atyre që kjo Qeveri u kishte premtuar mrekulli dhe sot pas dy viteve nuk i ka vizituar qoftë njëherë. Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët tonë, jo 5% që janë shtresë e pasur, e që kryesisht janë të koncentruar në Prishtinë, as mërgimtarët tonë të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet por 95% që me borxhe e kredi mezi i kalojnë muajt – ata i dinë dhe i prekin rezultatet e kësaj Qeverie. Çmimet e ushqimit kanë prekë majat, pacientët në Onkoligji dhe reparte të tjera pa barëra esenciale, vende pune nuk ka, rritje të pagave jo, rritje të pensioneve jo… Cilat na qenkan rezultatet e kësaj Qeverie?Pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar” ka shkruar mes tjerash, ish ministrja, Hikmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …