Edita Tahiri

Tahiri: Kosova ka nevojë për platformën shtetërore dhe me vija të kuqe për bisedimet me Serbinë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Kosova ka nevojë për platformën shtetërore dhe me vija të kuqe për bisedimet me Serbinë. Ajo ka shtuar më tutje se Qeveria duhet të bisedoj edhe me opozitën dhe ta ndërton platformën për bisedime. “Duke parë që kemi një qeveri të paaftë, shumë amatore, shumë e padijshme, këto tre javë përveç që pamë tensione, u shqetësuam, pamë edhe shumë mosdije nga qeveria nga Kurti, pastaj pamë arrogancë jo ne heqim barrikada, me këtë qasje nuk arrihet marrëveshja finale, negociatat, për marrëveshje paqësore me armikun bëhen me dijeni, me përvojë, me mençuri, duke mos u krahasuar me X-i ne Y-in, që kjo që kjo qeveri krejt kohën jeton me krahasimet e vetës me të tjerët, duhet t’i harrojnë këto gjëra, duhet të kap timonin e shtetit me një kompetencë dhe në negociata të dinë në ato ujëra gjeopolitike që do të jenë të ashpra në tryezën e bisedimeve për marrëveshjen finale, qeveria duhet të bëhet një kapiten i mirë që çon Kosovën, pra të bregu, e ai breg është pika ku do të ketë njohje reciproke, e drejtpërdrejtë, e ligjshme” ka deklaruar mes tjerash për Kosovapres, ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …