leoni

Kryetari Thaçi: FSK është fuqia dhe garancia më e mirë e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Një kontigjent i FSK-së, merr pjesë në ushtrimin fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane në Evropë dhe NATO

Një kontigjent i FSK-së, është nisur sot për të marrë pjesë në ushtrimin fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë  e cila realizon ushtrimin e përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur “Immediate Response -19” (Përgjigjja e Menjëhershme-19). Siç thuhet në njoftim, FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit. Ushtrimi do realizohet prej datës 20 maj deri më 8 qershor 2019 në Kroaci dhe Hungari. “Ushtrimi do të zhvillohet me ekzekutimin e stërvitjeve në terren në nivel batalioni, ku do të përfshijë pritjen, përqendrimin e trupave, lëvizjen tutje dhe integrimin, me qellim kryesor të ndërveprimit në nivel taktik, në mes të ushtrive të shteteve pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit pjesëtarët e Forcës së Sigurisë marrin pjesë në trajnime dhe ushtrime të ndryshme bilaterale dhe multilaterale, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me qëllim që gjatë tërë kohës të jenë sa më të përgatitur, për të vepruar dhe punuar në mjedis të kombinuar shumëkombësh, si dhe të shkëmbejnë përvoja me shtetet partnere.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …