Kancelarja Merkel

Kancelarja Merkel u bënë thirrje evropianëve që të shtunën të refuzojnë nacionalizmin në zgjedhjet e BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje evropianëve të shtunën të refuzojnë me votë nacionalizmin në zgjedhjet e BE-së që do të mbahen javën e ardhshme. Deklarata e Merkel u bë gjatë një tubim në kryeqytetin kroat të Zagrebit, ndërsa kancelari i Austrisë njoftoi fundin e qeverisë së tij me Partinë e ekstremit të djathtë të Strache pas publikimit të një videoje sekrete ku partneri i tij i koalicionit  shfaqej duke diskutuar kontratat qeveritare me një investitor të pretenduar rus. Kancelarja gjermane iu referua përvojës së Kroacisë në luftërat e Ballkanit të viteve 1990, ndërsa përshëndeti Bashkimin Evropian si një faktor kyç në favor të paqes në kontinent. Merkel u shfaq në tubim së bashku me Manfred Weber, kandidatin për president të Komisionit Evropian të Aleancës së qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane dhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç. Kandidati kryesor i partisë në pushtet të Kroacisë HDZ, Karlo Ressler, ishte gjithashtu në event. Merkel foli kryesisht në gjermanisht, por ajo përfundoi fjalimin e saj në kroatisht, duke i bërë thirrje njerëzve të votonin në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

Diku rreth orës 02:15 të mëngjesit më 29 mars, në vendin e quajtur “Livadhet e …