Policisa

Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur kundër tyre në pjesën veriore të vendit

Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur kundër tyre në pjesën veriore të vendit. Njoftohet se deri te sulmi ka ardhur kur një pikë kontrolli të policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të pjesës veriore të vendit është sulmuar me armë zjarri nga anëtar të grupeve kriminale serbe. Veriu.info njofton më tutje se polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. I ndjeri sipas të njëjtave burime mbante gradën e rreshterit.

Kontrolloni gjithashtu

Ardit Gjinali: Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK

Politologu nga Shqipëria, Ardit Gjinali, ka vlerësuar se Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet …