Covid

Sot u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, u evidentuan 267 raste pozitive, ndërsa u shëruan 163 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 1 mijë  377 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 267 raste pozitive me virusin corona.  Brenda 24 orëve është raportuar vetëm një rast i vdekjes si pasojë e këtij virusi. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 56 mijë 118 nga 209 mijë e 960  të dyshimtë me ketë virus dhe 1 mijë e  411 raste të vdekjeve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve prej fillimit të përhapjes së virusit e deri më sot është gjithsej 49 mijë e  432  ndërsa numri i rasteve aktive është 5 mijë e  275.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …