Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 ka goditur Shqipërinë në mengjesin e sotëm raportohet se ka viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 ka goditur Shqipërinë në mengjesin e sotëm raportohet se ka viktima

Një tërmet me magnitutë 6.4 ka goditur mëngjesin e kësaj të marte Shqipërinë. Tërmeti ka qenë me epiqendër në Durrës ndërkohë që janë shkaktuar dëme të shumta material si dhe ka pasur viktima nga shembjet e banesave. Dëmtime të shumta ka pasur kryesisht në zonën e Durrësit ku raportohet për shembje në pallate. Shembje ka pasur po ashtu edhe në Thumanë por dhe Tiranë. Deri më tani është raportuar për 4 viktima, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë të tjerë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë. Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë por nuk raportohet për viktima.

Kontrolloni gjithashtu

Elisa Spiropali: Liria nuk është e plotë me çlirimtarët në pranga — më 17 tetor zemra e shqiptarëve do të rrahë për UÇK-në

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në prag të protestës …