Edi Rama

Rama: Është një moment dramatik por duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një shkrimi pas tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesin e sotëm. Rama e konfirmoi se nga tërmeti ka jetë të humbura dhe dëme të konsiderueshme materiale. Ai theksoi se strukturat e shtetit janë në këmbë. “Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë. Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë. Kurajo. Durim. Solidaritet”, shkroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …