Një tjetër skandal i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti është publikuar dje

Një tjetër skandal i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti është publikuar dje

Një tjetër skandal i qeverisë që ka ardhur për t’i dënuar ata, nëse ka pasur të tillë apo për t’i parandaluar ata potencialë. Dje në mbrëmje u publikua edhe përgjimi i radhës  ku “predhë” qenë dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Tregtisë. Skandali në vete përmban fakte e diskutime se si kjo ministri, e drejtuar aktualisht nga Rozeta Hajdari, zonja “në veturën e së cilës ishte përplasur një fëmijë” muaj më parë, ka nënshkruar ekzekutimin e pagesës pa pranuar mallin. Në përgjime apostrofohet një njeri, “Ridvan dallaverxhia” (emër i plotë panjohur), por që sipas mediumit respektiv bëhet fjalë për një pronar furre në kryeqytet. Zyrtari që dëgjohet në audio shpjegon rastin kur ishte kërkuar që të kryhet pagesa prej më shumë se 300 mijë euro për vajin, teksa kishte refuzuar të kryejë pagesën pa u kryer konfirmimi i asaj xhirollogarie bankare.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …