Brickos

Një ushtar tajlandez që la të vrarë 26 persona në një sulm me armë zjarri në qytetin Nakhon të Tajlandës

Një ushtar tajlandez që la të vrarë 26 persona në një sulm me armë zjarri në qytetin Nakhon të Tajlandës

Një ushtar tajlandez që la të vrarë 26 persona në një sulm me armë zjarri në qytetin Nakhon të Tajlandës, është qëlluar për vdekje nga autoritetet. Ushtari Jakraphanth Thomma, të shtunën la të vrarë komandantin e tij pasi kishte vjedhur disa armë nga kampi i ushtrisë. I dyshuari kishte vazhduar sulmin në rrugët e qytetit dhe në një qendër tregtare. Më pas, ai u qëllua nga autoritetet në ndërtesën ku po qëndronte gjatë tërë natës. Kryeministri tajlandez, Prayuth Chan-ocha, tha se më shumë se 20 persona mbetën të vrarë dhe 57 të plagosur. Ai shtoi se mendon që motivi i sulmit ishte një lloj hakmarrje për shkak se ushtari Thomma mendonte se ishte mashtruar në një marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …