Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës në Finalen e “King Challenge 2025” në Jordani

Policia e Kosovës ka arritur një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar duke siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të garës prestigjioze “King Challenge 2025”, që po mbahet në Jordani. Në këtë kompeticion marrin pjesë 38 ekipe elitare nga shtete të ndryshme të botës, ku njësitë speciale policore dhe ushtarake përballen në disiplina me shkallë të lartë vështirësie – përfshirë gjuajtje precize me armë të llojeve të ndryshme, marshime me pesha të rënda dhe prova taktike që testojnë durimin, forcën dhe koordinimin. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësia elitare kosovare ka treguar profesionalizëm të lartë dhe rezultate të shkëlqyera në disa nga këto disiplina, duke u renditur ndër 15 ekipet më të suksesshme që do të garojnë në fazën finale. Ky rezultat konsiderohet një dëshmi e aftësisë, disiplinës dhe përgatitjes profesionale të njësive speciale të Policisë së Kosovës, të cilat po e përfaqësojnë vendin me dinjitet në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati kritikon dhënien e çmimit “Alumni Nderi” për Kurtin e Osmanin

Valon Murati, njohës i çështjeve politike, ka reaguar ndaj ndarjes së çmimeve “Alumni Nderi” nga …