Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti, njofton të gjithë fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur thirrjen për pagesa direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë, therrjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, akuakulturë, zogj për majmëri si dhe pagesa direkte për kulturën bujqësore të grurit, mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, arrës, fasules, misrit, qershisë, vishnjës dhe dardhës. Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund të merren edhe ne web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net/sq/subvencione Periudha e aplikimit:
Nga data 10.07.2023 deri me datë 18.08.2023

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
