Njoftim nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit për anulimin e Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon 2020”

Duke u bazuar në situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas paraqitjes së pandemisë së Corona Virus (COVID-19), masave të ndërmarra nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik si dhe institucionet qendrore të Republikës së Kosovës për ndalimin e qarkullimit, si dhe masave të ndërmarra nga Shtabi Emergjent në Komunën e Rahovecit për parandalimin e infeksionit me CoronaVirus COVID-19,Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit bënë këtë:

N J O F T I M

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëkoordinim me Këshillin Organizativ të formuar nga kryetari i Komunës me datë 12.03.2020 me nr.prot.383/20,dhe Këshillin e fshatit Dejnë, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit si dhe të gjitha grupet artistike nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora, se aktiviteti kulturor e tradicional Festivali Folklorik “Anadrinia Jehon 2020”, i cili mbahet me 11,12 dhe 13 maj në fshatin Dejnë, detyrohet të anulohet edicioni i 19-të, deri në një kohë të pa caktuar, derisa të krijohen kushtet optimale për mbajtje e këtij festivali. Anulimi I këtij festivali mjaftë të rëndësishëm për Komunën e Rahovecit, ka ardhur si shkak I situatës së krijuar nga pandemia globale COVID-19. Shpresojmë dhe besojmë që së shpejti do të jehojë kënga dhe vallja së në skenën e Festivalit Folklorik “ Anadrinia Jehon “ me të gjitha karakteristikat e tij të veçanta që ka. Mirënjohje dhe mirëkuptim për të gjitha ansamblet, shoqëritë kulturore artistike, grupet e rapsodëve dhe publikun pjesëmarrës.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …