Njoftim nga QKMF në Deçan

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19 në komunën e Deçanit, QKMF në Deçan njofton se, mundësia e dhënies së terapisë në termin të caktuar çdo 12 orë është pamundësuar nga ekipet mobilet të QKMF-së për të prekurit nga covid 19. Në marrëveshje të, kryetarit të komunës së Deçanit, shtabit emergjent komunal dhe stafin udhëheqës të QKMF-së, u vendos që:

Qytetarët e infektuar si dhe ata të dyshuar të cilëve u është dhënë shërbimi në shtëpitë e tyre deri me tani, nga data 9 nëntor 2020 ky shërbim për këta pacient do të kryhet në QKMF në Deçan nga ana e stafit në termine të caktuara. Ky shërbim do të kryhet në aneksin e veçantë, hyrja në pjesën e pasme të objektit. Luten të gjithë pacientët që ti respektojnë rregullat e pandemisë sipas IKSHPK-së, si dhe tu përmbahen me saktësi termineve të caktuara nga stafi, në mënyrë që të mund të marrin shërbimin me kohë. Shërbimet e tjera do të vazhdojnë tu ofrohen qytetarëve si deri me tani. QKMF në Deçan kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe respektim strikt të masave anti Covid.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …