Njoftim për dezinsekitim kundër rriqrave në Temeqinë dhe Bellanicë

Njoftohen banorët e Temqinës dhe Bellaincës  të komunës së Malishevës, se të shtunën më 11 qershor 2016 do të bëhet dezinfektimi selektiv kundër rriqrave në fshatin Temeqinë, kurse të hënën dhe të martën  më 13 dhe 14 qershor 2016, dezinfektimi do të bëhet në Bellanicë. Dezinsektimi kundër rriqrave bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast luten të gjithë bletarët, që  bëjnë kujdes të shtuar për bletët.

Kurse banorët e Panorcit dhe Rudit, njoftohen  se të shtunën më 11 qershor 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i tretë i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast luten të gjithë pronarët e kafshëve, që ti mbajnë të mbyllura kafshët deri në repelimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …