Njoftim për diskutim publik në Deçan

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të  Komunës së Deçanit të datës 28.10.2020, për shpalljen e diskutimit publik,  Drejtorati për Shërbime Publike në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës së Deçanit shpallë këtë:

NJOFTIM PËR DISKUTIM PUBLIK

  1. Projekt- Plani Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025, diskutimi publik do të mbahet me datë 08.12.2020 në ora 11:00,

  2. Projekt- Plani për Deponinë e mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit, diskutimi publik do të mbahet me datë 08.12.2020 në ora 13:00,

  3. Projekt-Plani për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme, diskutimi publik do të mbahet me datë 08.12.2020 në ora 14:00.

Vendi : Salla e Konferencave kati i III-të në objektin e Komunës së Deçanit. Komuna e Deçanit, ka publikuar këto tri dokumente në ueb faqen zyrtare të komunës së Deçanit: https://kk.rks-gov.net/decan/ si draft propozim. Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet  për plotësim ndryshim mund të paraqiten në Zyrën e drejtorit të Drejtoratit për Shërbime Publike që gjendet në ndërtesën e komunës kati i II-të. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: https://kk.rks-gov.net/decan/. Ky diskutim publik është i hapur për të gjithë qytetarët e Deçanit, shoqërinë civile, gazetarët etj.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …