Njoftim për mbylljen e segmentit të Autostradës “Arbën Xhaferi” kyçja Doganaj-Hani i Elezit

Njoftojmë se më 14 qershor 2020 (e diel), do të ralizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit  dhe atë në drejtimin: kyqja Doganaj -Hani i Elezit. Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostrades R6 “Arbën Xhaferi”. Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”.  Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të Autostradës, nga ora 08:00 – 17:00.  Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …