NJOFTIM PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË RAHOVECIT

Komuna e Rahovecit, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar rreth CoronaVirusit( COVID- 19) dhe shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik, për të mos vizituar zyrat publike, përkatësisht Komunën dhe për t’iu shmangur kontakteve, shërbimet e gjendjes civile mund t’i përdorni në ueb faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit , për t’u pajisur me dokumentet e gjendjes civile.

Hapat që duhet ndjekur nga ju të nderuar qytetarë janë:

https://kk.rks-gov.net/rahovec/ tek butoni regjistrohu.

https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/shpalljet/njoftimet/.

Vërejtje: ndiq hapat për regjistrim sipas manualit, manuali është në të dy gjuhë: shqip dhe serbisht. Pasi të hapni faqen e regjistrimit, ju lutem t’i selektoni vetëm dokumentet që ju duhen. Pasi të kryeni këto hapa dhe merrni të dhënat që aplikimi juaj ka përfunduar, dokumentin e kërkuar nga ana juaj, ju do ta pranoni përmes postës në afatin prej 48 orëve. Për t’iu shmangur kontakteve direkte, ju lutem të shfrytëzoni edhe E-kioskun i cili është në funksion 7 ditë të javës në 24 orë për marrjen e dokumenteve të gjendjes civile. Qytetarë të nderuar, E-kiosku është i vendosur në hyrjen e objektit të ri të Administratës Komunale.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …