Njoftim për qytetarët e komunës së Rahovecit

Sot, gjatë ditës ka përfunduar asfaltimi i shtresës së parë të rrugës 4 korsi Rahovec- Xërxë në dalje të fshatit Fortesë në drejtim të Rahovecit. Për shkak të situatës emergjente Komuna e Rahovecit është detyruar të ndërhyjë si autoritet komunal, që së paku ky segment të jetë i asfaltuar gjatë kësaj periudhe. Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se, projekti i rrugës do të ketë 3 shtresa asfalt sipas specifikacionit teknik dhe tashmë vetëm shtresa e parë po trajtohet, ndërsa pas sezonës dimërore do të rifillojnë punimet sipas projektit edhe në trasetë tjera të rrugës. Kërkojmë falje për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që gjatë kësaj periudhe kanë pasur vështirësi në qarkullim! Thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …