leoni

Njoftim për takim publik rreth inicimit të procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova”  dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahëshe

Në mbështetje të nenit 68 pika 68.3 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008”), Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, dhe nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1 pika 1.7 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, bën: Njoftim për takim publik rreth inicimit të procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova”  dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahëshe. Takimi publik me qytetarë do të mbahet me 11.04.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 10:00. Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë takim kanë të gjithë qytetarët e interesuar që të jenë pjesë dhe kontribuues në këtë takim. Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën: 08.04.2022, në ora 16:00, te zyrtarët: [email protected], [email protected], [email protected], dhe [email protected] .

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …