Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së dhjetë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 29 tetor 2020 (e enjte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën kohore janar-shtator 2020;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për transfere dhe rialokim të mjeteve;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Celinë, P-71513083-00231-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Nagavc, P-71510055-00809-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Krushë të Madhe, P-71513005-00258-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Krushë të Madhe, P-71513005-00257-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Krushë të Madhe, P-71513005-00256-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpallje me interes të përgjithshëm P-71510057-00817-0-Rahovec;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpallje me interes të përgjithshëm P-71510037-01015-96, Xërxë;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik – Rahovec;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për lirim nga qiraja të gjithë shfrytëzuesit e pronës së paluajtshme komunale;

– Informatë nga DKA-ja për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …