Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së dymbëdhjetë  të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 29 dhjetor 2020 (e martë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e Shtëpisë së Kulturës  “Mensur Zybarej”. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Shqyrtimi dhe provimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpalljen “Qytetar Nderi” Gjeneralin Ton van Loon;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për miratimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të komisionit për emërtimin e rrugëve, shesheve lagjeve urbane rreth emërtimeve e reja;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronë private;

– Shqyrtimi dhe marrja e vendimit për dalje në debat publik të Draft rregullores komunale për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Rahovecit;

– Shqyrtimi i Planit vjetor të prokurimit për vitin 2021;

– Shqyrtimi i realizimit të planit të punës për vitin 2020 të Auditorit të Brendshëm, si dhe shqyrtimi i planti të punës për vitin 2021;

– Shqyrtimi i Raportit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2020;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punë së Kryetarit të Komunës për vitin 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punë së Kuvendit të Komunës për vitin 2021;

– Shqyrtimi i Propozim Vendimit për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr.131/20, të datës: 30.11.2020, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër;

– Informatë rreth konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e Sheshit Qendror të Qytetit të Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …