Nju Delhi në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së madhe të ajrit

Kryeqendra e Indisë, Nju Delhi ka shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së madhe të ajrit. Njoftohet se për shkak të kësaj ndotje, janë mbyllë të gjitha shkollat deri të martën, më 5 nëntor kur pritet të ketë ulje të ndotjes nga masat e ndërmarra. Ndërkohë, janë shpërndar pesë milion maska. Njoftohet se nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për një javë dhe është ndaluar hedhja e  fishek zjarreve.Nga e hëna u tha se qyteti do të prezantojë një skemë të përkohshme edhe për kufizimin e qarkullimit të makinave. Kryeministri i Nju Delhit, Arvind Kejriwal, tha se qyteti është shndërruar në një “dhomë gazi”. Një nga arsyet kryesore për cilësinë e dobët të ajrit çdo vit në nëntor dhe dhjetor është se fermerët në shtetet fqinje, Punxhab dhe Harjana, djegin të korra për të pastruar fushat e tyre. Arsyet e tjera përfshijnë pluhurin nga ndërtimet dhe emetimet e fabrikave dhe makinave.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …