Nol Nushi

Nol Nushi: Në xhirollogarinë e “Auto Control Kosova”, me vetëm tre punëtorë paguhen 1 milion e 800 mijë euro në vit

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pas marrëveshjes së Ministrisë së Infrastrukturës me kompaninë “Auto Control Kosova”, për ofrimin e tiketës ngjitëse që do të kushtojë pesë euro. Ky është monopoli i parë i qeverisë Kurti, tha Nol Nushi duke sqaruar se kjo pagesë është e paarsyeshme, derisa ka publikuar edhe disa të dhëna për këtë kompani që janë marrë nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, ku figuron se kjo kompani është regjistruar në qershor të vitit 2018 dhe se ka vetëm tre punëtorë. Nëse llogaritet numri i veturave që janë regjistruar vjet, i bie që në xhirollogari të kësaj kompanie me vetëm tre punëtorë të kalojnë 1 milion e 800 mijë euro në vit nga kjo marrëveshje ka sqaruar Nol Nushi.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri: Deklarata e Trump konfirmon se Marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me …