Prokuroria Themelore në Pejë i ka konfirmuar bastisjet që po kryhen në disa komuna në rajonin e Dukagjinit

Prokuroria Themelore në Pejë  i ka konfirmuar  bastisjet që po kryhen në disa komuna në rajonin e Dukagjinit. Përmes një njoftimi për media, kjo prokurori ka bërë të ditur se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në Pejë, Klinë dhe në Burim, me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme. “Për këto veprime në teren  janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, është thënë në njoftimin për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …