Ambasadori i Zvicrës, në Beograd, Philippe Guex, ka deklaruar se hyrja e Serbisë në BE do të varet nga normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. “Zvicra dhe Serbia e kanë të qartë se nuk pajtohen lidhur me Kosovën, pasi ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Ne kemi një diasporë të madhe kosovare në Zvicër, prandaj i japim ndihmë Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar për hyrjen e Serbisë në BE, sepse, sipas tij, Evropa nuk qenka e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
