Nuk do të tolerohet asnjëherë prekja e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës, rikonfirmon Albin Kurti

Nuk do të tolerohet asnjëherë prekja e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës, rikonfirmon Albin Kurti

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti  është cituar të ketë deklaruar , qartë dhe prerë se nuk do të tolerohet asnjëherë prekja e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, ka thënë Kurti. Ai shtoi se Kosova në aspektin ndërkombëtar po e bën detyrën e vet, “duke u rreshtuar menjëherë e pa asnjë kusht në radhën e vendeve që dënuan Rusinë e që mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Sikur vepronte dikur Serbia, po vepron sot Rusia.  Menduam se me përfundimin e luftërave që i shkaktoi Serbia në Ballkan, erdhi një paqe e qëndrueshme në Evropë, por ja që siç veproi Serbia dje po vepron Rusia sot. Këto dy shtete kanë një lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën, në linjat e autokracisë e despotizmit, agresionit dhe gjenocidit”, ka saktësuar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …