leoni

Peter Stano

Nuk ka datë të konfirmuar për takimin mes Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqit, në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se aktualisht nuk ka diçka konkrete për takimin e dy liderëve. Do t’ju njoftojmë për çdo takim të ardhshëm të dialogut”, është shprehur Stano Ndërsa, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se janë të gatshëm dhe të përgatitur për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për takime të radhës me qëllim diskutimet për marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu. Ai ka shtuar se i takon ndërmjetësuesit të BE-së të përcaktojë se kur do të jetë takimi i radhës. “Ne jemi të vullnetshëm, të gatshëm dhe të përgatitur”, ka përfunduar Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …