Covid

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 12 raste të reja, janë shëruar 28 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 354 testime  sa janë bërë në nivel vendi, 12   të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 28 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 887.   Numri i rasteve aktive ka zbritur në  247 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja: Qeveria duhet të shkojë në shtëpi, e Isa në pension

Shukri Buja propozon Jakup Krasniqin për president: Figurë konsensuale dhe unifikuese

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka propozuar ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi si kandidat …