Kryetari Thaçi e autorizon ministrin Bislimi për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja në mes të Kosovës dhe BE-së

Nuk lejoj të ndodh në Kosovë ndonjë model i Tirolit Jugor, sovraniteti dyfishtë, apo Republikë serbe, thotë Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi, ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të lejojë që të ndodh ndonjë model i Tirolit Jugor, sovranitet të dyfishtë, Republika Srpska, Asociacion me elemente ekzekutive, por nga ky dialog të ndodh korrigjimi i padrejtësive historike, që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Ai ka shtuar se ideja e korrigjimit të kufijve asnjëherë nuk është shtruar në tavolinë, duke e quajtur ‘pazar’ nëse do të ndodhte. Duke folur për takimin e ardhshëm i cili do të mbahet në Paris, Thaçi ka kërkuar që para kësaj të krijohen mundësitë e një takimi në Uashington, përcjell Telegrafi, pasi që sipas tij letrat të cilat i ka dërguar Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, janë udhërrëfyes për gjetjen e një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë, e që sipas tij këtë nuk e ka parë tek ndonjë lider tjetër evropian.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …