Numër rekord i aplikimeve për subvencione dhe grante në bujqësi në komunën e Deçanit

Me 28 gusht ka qenë data e fundit për aplikim për subvencione në bujqësi. Këtë vit, ndonëse të përballur me pandeminë e kushtet atmosferike, 723 fermer aplikuan për subvencione. Ky numër, jo vetëm që shënon një rritje prej 18% nga viti 2019 por njëkohësisht përbën një numër rekord për komunën e Deçanit këtë e bëri te ditur Drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit Rifat Stojkaj. Ai më tutje tha se kemi shtuar grurin, misrin, pemët dhe perimet. Kemi ndërtuar e rritur kultura bujqësore nga më të ndryshme. Vit pas viti, bujqit në Deçan po rrisin kapacitetet, njohuritë dhe kualitetin e produkteve. Ky numër aplikimesh dhe ky aktivitet bujqësor janë tregues i qartë i një potenciali zhvillimor që çdo ditë e më shumë po shpërfaqet në Deçanin që duam. Stojka me këtë rast falënderoj dhe përgëzoj fermerët për punën e shkëlqyer si dhe zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë që tejkaluan vetveten me angazhim dhe punë gjatë gjithë sezonit të aplikimeve duke shtuar se si Drejtori do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithë fermerëve të komunës së Deçanit dhe të jetësojmë ditë për ditë programin transformues e zhvillimor të Kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …