Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 31.184

Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 31 mijë e 184, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra dha informacione për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës. Duke theksuar se forcat izraelite vranë 72 palestinezë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ai tha se numri i palestinezë të vrarë në Gaza u rrit në 31.184. Ai tha se forcat izraelite plagosën 129 palestinezë të tjerë në sulmet e fundit dhe numri i përgjithshëm i të plagosurve në Rripin e Gazës arriti në 72.889. Sipas tij, 72 për qind e palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite ishin gra dhe fëmijë ndërsa numri i njerëzve që vdiqën nga uria dhe etja shkoi në 27. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë,  tha se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …