Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 21.110, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra në deklaratën e tij me shkrim ka dhënë informacione për situatën e fundit në Gaza. Al-Qudra tha se forcat izraelite vranë 195 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë theksoi se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 21.110, ndërsa numri i të plagosurve në 55.243.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj zhvillon takime politike pas dështimit të votimit të qeverisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së fundmi është përfshirë në diskutime politike rreth formimit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
