Brickos

Trump thotë se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit

Donald Trump ka shënuar një fitore në luftën e tij kundër sfidave për të drejtën e tij për të garuar për një mandat të dytë

Ish kryetari amerikan, Donald Trump ka shënuar një fitore në luftën e tij kundër sfidave për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Gjykata e Lartë e Miçiganit refuzoi të trajtonte çështjen për diskualifikimin e tij nga zgjedhjet e brendshme presidenciale në këtë shtet. Gjykata Supreme e Miçiganit tha se nuk do ta dëgjojë apelin nga katër votues të këtij shteti që kërkonin që ish-presidenti të mos lejohej të garonte në zgjedhjet partiake republikane të 27 shkurtit për shkak të rolit të tij në trazirat e 6 janarit të vitit 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan. Votuesit argumentuan se Trump, që konsiderohet kandidati kryesor për të fituar kandidaturën e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, nuk mund të shërbejë si president në bazë të një neni të Kushtetutës amerikane që ndalon personat që të shërbejnë në një zyrë federale nëse ata përfshihen në “rebelim apo kryengritje” pasi bëjnë betimin për t’i shërbyer Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …