Erdogan

Rexhep Tajip Erdoğan: Nuk ka asnjë ndryshim mes krimeve të kryera nga Netanyahu, kundër palestinezëve me ato të Hitlerit, kundër hebrenjve

Kryetari i  Turqisë Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se nuk ka asnjë ndryshim midis asaj që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën në sulmet disamujore në Gaza, kundër palestinezëve  dhe asaj që bëri dekada më parë udhëheqësi nazist, Adolf Hitler, kundër hebrenjve  raporton Anadolu. Duke iu referuar akademikëve në Amerikë dhe gjetkë që pushohen nga puna ose censurohen për mbrojtjen e tyre ndaj palestinezëve, Erdoğan theksoi se ashtu si 80 vjet më parë në Gjermaninë naziste, sot studiuesit në mbarë botën që kanë guximin të dënojnë shtypjen dhe persekutimin në Gaza po përballen me presione dhe kërcënime. Për studiuesit që përballen me presion për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në Gaza, tha Erdoğan, dyert e universiteteve turke janë të hapura për ta. Ne e kuptuam se institucionet që flasin shumë dhe shpenzojnë buxhete të mëdha, janë plotësisht boshe kur bëhet fjalë për Izraelin dhe mizoritë e tij. Nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së te organizatat e mediave, nga BE-ja te grupet gazetareske, të gjitha institucionet që shërbejnë si apostuj të demokracisë kanë dështuar lidhur  sulmet izraelite në Gaza, tha Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …