Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19 vetëm sot janë konfirmuar 888 raste të reja

Numri i rasteve aktive të infektuar me virusin kovid 19 në vendin tonë ka arritur në mbi 10 mijë

Numri i rasteve aktive të infektuar me virusin kovid 19 në vendin tonë ka arritur në 10 mijë e 410 raste, 20 për qind prej të cilave janë në komunën e Prishtinës. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të testohen nëse kanë simptoma, të flasin me mjekun për trajtimin sapo të rezultojnë pozitiv si dhe të bartin maskën mbrojtëse në mjedise publike të mbyllura, ku ka shumë njerëz. Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës mësohet se prej fillimit të vaksinimit e deri më tani, janë dhënë 1 milion e 834 mijë e 241 doza të vaksinës. 824 mijë e 184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 104 mijë e 603 persona kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon zgjatje të afateve dhe parashikon thirrjen e deri në 25 dëshmitarëve

Në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja ka parashtruar se mund …