Numri i të shëruarve në Malishevë, rritet në 23 persona

Sipas konfirmimit zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, edhe dy persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, të cilët ishin të prekur me COVID-19, janë shëruar dhe me këtë numri i të shëruarave rritet në 23 persona. Shërimin e dy personave nga Komuna e Malishevës, e ka konfirmuar drejtori i IKSHP-së, prof. Naser Ramadani, në komunikim me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha. Përveç konfirmimit për të shëruar, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19, nga Malishevë, dhe gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo: 70 të prekur, 23 të shëruar dhe 1 i vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …