Brickos

Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë protestuar me moton: “S’po shkohet në shkollë”, “Cilësi në arsim”, “Barazi, siguri, arsim”...

Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë protestuar me moton: “S’po shkohet në shkollë”, “Cilësi në arsim”, “Barazi, siguri, arsim”…

Me moton: “S’po shkohet në shkollë” dhe pankartat “Cilësi në arsim”, “Barazi, siguri, arsim”, “Ku janë psikologët”…, nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë protestuar gjatë ditës së martë në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kërkuar ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës. Protesta ishte organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Kosovar Youth Concil”. Elion Ademi nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës tha për Telegrafin se qëllimi i protestës së nxënësve është përmirësimi i cilësisë së arsimit në shkollat e Kosovës. “Ky është një marsh avokues,  të cilin e kanë mbledhur Këshilli i Nxënësve të Kosovës. Është një marsh që po bëhet për herë të parë në 29 komunat e Kosovës. Qëllimi kryesor i tij  është kthimi i fokusit në arsim dhe ngritja e cilësisë në arsim. Fokusi tjetër është që nxënësit të kenë siguri në shkollat e tyre”, tha Ademi. Ndërsa, Ditjon Fetahu, drejtor Ekzekutiv i OJQ-së “Kosovar Youth Concil”, tha se nxënësit po kërkojnë infrastrukturë më të mirë shkollore, mësimdhënie dhe mësimnxënie më të avancuar. “Protesta që u mbajt në Prishtinë dhe njëkohësisht edhe në 29 komuna të tjera ka për qëllim kthimin e fokusit në arsim. Është bërë një studim i nxënësve në lidhje me problemet që i kanë nëpër shkolla dhe rezultatet janë tepër shqetësuese.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …