leoni

Nxënësit e Shkollave të Suharekës kanë bërë test për Olimpiadën e matematikës

Nxënësit nga 28  Shkolla fillore dhe 3 të mesme të komunës së Suharekës, kanë garuar në testin për Olimpiadën e matematikës e nënta me radhë për tu përzgjedhur për garat në nivel shteti që do të mbahen me 25 shkurt 2017. Kështu 74 nxënës, prej te cilëve 56 nxënës të klasave te IX-ta, nga dy prej secilës shkollë dhe 18 nxënës nga dy prej klasave të X, XI dhe XII te tri shkollave të mesme, kanë bërë test nga lënda e matematikës. Për te marrë pjesë në garat shtetërore do të përzgjidhen tetë nxënësit më të mirë që do të përfaqësojnë Komunën e Suharekës në këto gara. Pastaj gjashtë nxënësit më të suksesshëm të finaleve do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën ndërkombëtare të 58 -të të matematikës, e cila do të mbahet gjatë këtij viti në Hong Kong.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …