Nxënësit e shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj realizuan një program artistik

Nxënësit e klasave të para të shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, para bustit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, realizuan një program duke kënduar këngë kushtuar historisë sonë të lavdishme, të rënëve për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës.

Atdhedashuria, respekti për shtetin, për të rënët, heronjtë, dëshmorët, invalidët e të gjithë ata që kontribuan për çlirim e shtet-ndërtim duhet të kultivohet e të përcillet brez pas brezi, ka thënë me këtë rast kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete falenderon bashkëpunëtorët

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt, ku kryesuesi …