Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” triumfojnë në garat rajonale të hendbollit

Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastrit” në Pozheran, kanë treguar një sukses të madh në garat rajonale të hendbollit. Me këtë rast ekipi i djemve u shpall kampion, ndërsa ekipi i vajzave nënkampion, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në garat Republikane. Përndryshe vlerësohet se ky rezultat është falë punës së palodhshme të nxënësve, përkushtimit të mësimdhënësve dhe mbështetjes së vazhdueshme të institucioneve komunale të Vitisë, konkretisht të drejtorisë dhe stafit të shkollës në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi të mërkurën mban takimin e dytë publik me qytetarë

Komuna e Rahovecit, përmes një postimi në rrjete sociale fton qytetarët nga kjo komunë, grupet …