Nxënësit ferizajas me nisma për mjedisin, nisma që do të mbështeten nga Komuna

Nën organizimin e organizatës “Ec ma Ndryshe” në Ferizaj u mbajt diskutimi me nxënës të shkollave fillore të Ferizajt, në kuadër të “Green Talks – Biseda të gjelbra”, qëllimi i të cilave është nxitja e debatit për mjedis mes nxënësve të shkollave dhe përfaqësuesve të institucioneve, duke i dhënë hapësirë të dyja palëve të njoftohen lidhur me idetë dhe angazhimet e njëri-tjetrit me fokus çështjet mjedisore. Nga ana e Komunës së Ferizajt, mori pjesë drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani i cili në bashkëbisedim me shkollarët shpjegoi mbi nismat e ndryshme mjedisore në Komunën e Ferizajt si dhe mbështetjen e nismave të tilla nga ana e qeverisjes lokale. Ai shtoi se Komuna e Ferizajt ka bërë hapa të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit në bashkëveprim edhe me grupet ambientaliste. Në anën tjetër, Flamur Sallahu nga Sektori i Rinisë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njoftoi mbi aktivitetet e të rinjve në dobi të mjedisit, nisma që kanë pasur dhe do ta kenë mbështetjen e Komunës së Ferizajt, gjegjësisht sektorit të rinisë si institucion përgjegjës për organizimet në fushën e të rinjve.

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …