Nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë pajisen me libra shqip nga Republika e Shqipërisë

Nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës pajisen me libra nga Shqipëria

Dita e sotme është historike për nxënësit në Kosovën Lindore. Sot do të bëhet shpërndarja e librave shqip nga Republika e Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Shqiptar, Ragmi Mustafa. Ai thotë se kjo ëndërr e përbashkët ishte zotim ynë para dy vitesh. ”Ishte ëndrra ime fëmijërore. Ëndrra e brezave para dhe pas meje. Nesër, ende pa u mbushur 24 muaj nga ky zotim, nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë pajisen me librat me të cilët mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë “, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …