Haradinaj-Stublla

Ministrja Haradinaj-Stublla e uron popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Kombëtare së këtij shteti

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka uruar popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Kombëtare. Ajo ka theksuar se do të përkushtohet edhe më tej në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve përkatëse. “Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Maqedonia e Veriut më 9 tetor 2008. Kurse themelimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve është bërë vetëm një javë më pas, më 18 tetor 2020”, ka thënë ministrja. Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 29-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …